Tiranë, prangosen 5 grabitës, iu kapen armë e paruke
TIRANE-Policia e Tiranës konfirmon se ka vënë në pranga 5 shtetas sit ë dyshuar për disa grabitje me dhunë. Kreu i Policisë së Tiranës Saimir Muca në një konferencë për shtyp bëri me dije se në pranga kanë rënë shtetasit Saimir Thaci, Jetnor Gaxha, Feridon Mema dhe dy shtetas nën moshën 18 vjec me inicialet M.M dhe O.S., të gjtihë banues në Tiranë.
Gjatë kontrollit në banesat e tyre janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provave materiale 6 armë zjarri, 7 krehra armësh, 670 fishekë, 4 motora të markave të ndryshëm të vjedhur në Tiranë dhe Durrës, 4 palë doreza, 2 paruke me flokë të zeza, disa kapuca maskimi, 30 celsa automjetesh.
Dyshohet se këta autorë në bashkëpunim me njëri-tjetrin janë autorë të disa grabitjeve të dhunshme me armë në Tiranë.
(d.b/BalkanWeb)
Lidhje te tjera VIDEO: Tiranë, prangosen 5 grabitës, iu kapen armë e paruke