Tiranë, vetëvaretme litar 33 vjeçarinisin hetimet
TIRANE- Një 33 vjecar është gjetur i vetëvarur me litar sot në mëngjes. Policia bëri të ditur se ngjarja ndodhi në rrugën e Porcelanit në kryeqytet. Pas verifikimeve të para grupi hetimor ka arritur të identifikojë viktimën. Ai është Përparim Hysi, 33 vjec. Pranë viktimës policia kishte gjetur dhe një karton ku i riu kishte shkruar amanetet e fundit. Burime nga policia bëjnë të ditur se pranë vendit ku u gjend i vdekur i riu, janë gjetur bishta cigaresh çka dëshmonte se i riu kishte qëndruar për disa orë në atë vend para se të kryente vetëvrasjen. Pista e parë e hetimeve është ajo e një depresioni të thellë.
(s.g/BalkanWeb)
(s.g/BalkanWeb)