Tirane qellon me arme fshatin Berzhite zhduket autori
TIRANE - Nje telefonate e mberritur mbreme ne sallen operative te Drejtorise se Policise se Tiranes ka njoftuar se nje person po qellonte me bresheri armesh nga makina ne drejtim te fshatit Berzhite. Telefonata ka vene ne levizje dhjetera forca policie te cilat u nisen drejt vendit te ngjarjes. Sipas denoncuesit te ngjarjes mbremjen e djeshme nje person qe levizte me nje makine me shpejtesi gjate ecjes qellonte me bresheri automatike ne drejtim te fshatit ne ane te rruges. Sipas telefonuesit makina ka shtuar edhe me shume shpejtesine dhe eshte nisur ne drejtim te Elbasanit. Ne drejtim te vendit te ngjarjes jane nisur dhjetera forca policie te Komisariatit Nr.1 dhe Nr.6 madje edhe Forcat e Nderhyrjes se Shpejte. Te pakten deri ne oret e vona te mbremjes pergjate rruges qe ka kontrolluar policia nuk eshte mundur te identifikohet dhe te ndalohet personi qe ka qelluar me arme. Burime nga policia thane se jane kryer kontrolle te rrepta pergjate rruges pothuajse te gjitha automjeteve qe leviznin nga Elbasani ne drejtim te Tiranes por asnje prej tyre nuk ka rezultuar te kete pasur arme ne makine. Nga ana tjeter policia ka marre ne pyetje personin qe ka telefonuar ne sallen operative i cili ka pohuar se ka qene i shoqeruar edhe nga disa persona te tjere ne momentin qe ka degjuar te shtenat dhe ka pare makinen duke levizur me shpejtesi. Ai ka deklaruar se nuk ka mundur te fiksoje as targen dhe as ngjyren e makines per shkak te erresires kur ka ndodhur ngjarja e aq me pak personin qe qellonte me arme nga brenda mjetit. Te njejten deshmi kane dhene edhe persona te tjere qe kane degjuar te shtena nga larg por nuk e kane pare makinen duke hedhur poshte ne nje fare menyre idene e ndonje alarmi te rreme.