E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shqiptari prostituon greken

/ /

Policia e kryeqytetit njoftoi dje se eshte ekzekutuar urdhri i Prokurorise per Krime te Renda ndaj te akuzuarit Lek Picaku per te cilin dhjete dite me pare Gjykata e Krimeve te Renda ka vendosur masen e sigurise arrest me burg. I arrestuari Picaku akuzohet se gjate vitin 2010 ka trafikuar per qellime prostitucioni nga Greqia per ne drejtim te Shqiperise nje vajze me kombesi greke 25-vjecare. Policia sqaroi se gjate kohes qe shtetasja greke ka qendruar ne vendin tone eshte detyruar qe ushtroje prostitucion kundrejt pageses kryesisht prej 100 euro nata ne hotele te ndryshme. Hotelet ku eshte shfrytezuar vajza greke jane ne Lezhe por edhe ne Lac Shkoder Mirdite e Tirane. Policia deklaroi dje gjithashtu se ne lidhje me kete ceshtje ka filluar procedimi penal edhe per 32-vjecarin Kujtim Frroku banues ne Tale te Lezhes per vepren penale te trafikimit te femrave e kryer ne bashkepunim. Po keshtu edhe pasi dyshohet se ka mundesuar gjetjen e ambienteve per shfrytezim prostitucioni.
Hetimi
Nje procedim penal ne lidhje me te arrestuarin Lek Picaku eshte regjistruar ne Prokurorine e Krimeve te Renda rreth nje muaj me pare pas disa informacioneve te siguruara nga oficeret e Antitrafiqeve te Policise se Tiranes. Burime nga policia thane se ngjarja eshte zbuluar rreth nje muaj me pare kur nje vajze greke eshte pare duke dale nga nje hotel ne periferi te Tiranes. Duke qene se ajo rezultonte e humbur prej fillimit te vitit 2010 madje ishte denoncuar edhe nga familja e saj ne Greqi Interpoli e kishte shpallur ne kerkim dhe per kete arsye oficeret e Antitrafiqeve kane marre nje deklarim nga vajza. Mesohet se ajo ka treguar se ne Shqiperi ka ardhur pasi ishte njohur ne Facebook me te arrestuarin por pa e ditur se cfare do ti ndodhte gjate qendrimit te saj ne vendin tone. Per kete arsye oficeret e policise se kryeqytetit kane nisur hetimet ne lidhje me veprimtarine qe kryente ne Shqiperi grekja duke vene ne dijeni edhe Prokurorine e Krimeve te Renda qe ka kerkuar pergjimin e saj. Gjate hetimeve eshte zbuluar se ajo shfrytezohej per qellime prostitucioni nga Picaku i cili e kishte trafikuar ne fillim te vitit 2010 drejt Shqiperise.

BASHKEPUNETORI

Pervec arrestimit te 49-vjecarit nga Mirdita Lek Picaku policia ka nisur procedim penal edhe ndaj nje 32-vjecari nga Lezha Kujtim Frroku i cili rezulton se ka ndihmuar te akuzuarin per te trafikuar vajzen greke. Pervec kesaj sipas burimeve Frroku here pas here e ndihmonte Picakun me ambiente te ndryshme qe sherbenin per ushtrim prostitucioni.

ETLEVA DELIA

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›