E Shtunë, 31 Tetor 2026

Trafiku u droges hiqet sekuestro e Keshtjelles

TIRANE -  Prokuroria per Krimet e Renda ndryshoi klasifikimin e vepres penale per Zaim Tafen biznesmenin nga Fieri te akuzuar per trafik narkotikesh. Gjithashtu prokuroria kerkoi rikthimin tek i pandehuri te kompleksit Keshtjella i sekuestruar pas nisjes se hetimeve ndaj tij si edhe te nje shume prej 5 mije eurosh. Kerkesat ne fjale u bene dje ne paraqitjen e konkluzioneve perfundimtare te prokurorise ne lidhje me gjykimin ndaj Zaim Tafes i akuzuar si i perfshire ne trafikun e nje sasie prej 40 kilogramesh heroine. Sipas prokurorise Zaim Tafa duhet te deklarohet fajtor per vepren penale te trafikut te lendes narkotike kryer ne formen e eksportit mbetur ne tentative dhe duhet te denohet me 13 vjet burg. Kerkesen per heqjen e sekuestros ndaj kompleksit Keshtjella si edhe te nje shume 5 mije eurosh prokuroria e argumentoi me faktin se nuk ishte vertetuar qe sigurimi i tyre te ishte realizuar ne rruge te jashteligjshme. Pas paraqitjes se konkluzioneve perfundimtare te akuzes gjykata shtyu seancen per ti dhene kohe mbrojtjes per pergatitjen e konkluzioneve si edhe vendosi njoftimin e te pandehurit me ndryshimin e cilesimit te akuzes ndaj tij. Zaim Tafa u arrestua ne 2 maj te vitit 2009 nga operacioni policor i koduar Keshtjella ku u sekuestrua nje sasi prej 40 kilograme heroine. Nga i njejti operacion u arrestua dhe Albert Pellumbi si edhe tre shtetasit gjermane Daniel Englert dhe Franc e Rexhina Kiascek. Gjykimi ndaj Tafes tek Krimet e Renda u vecua nga kater te bashkepandehurit e tij. Fillimisht ai u la ne masen e sigurise arrest me burg por ne vijim ai u lirua nga kjo mase sigurie per mungese provash ne zbatim te nje vendimi te Gjykates se Larte.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›