E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Tiranë, së shpejti Kongresi i Parë i Shëndetësisë

Në Tiranë nga në datat 5-6-7 Mars do të mbahet Kongresi i Parë i Shëndetësisë, njofton në rrjetet sociale ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirli. 

Në këtë ngjarje ku do të mblidhen së bashku ekspertë shqiptarë e ndërkombëtarë, do të ndahen përvojat dhe adresohen sfidat e sistemit shëndetësor. 

Ato synojnë një shërbim më cilësor dhe gjithëpërfshirës, drejt Mbulimit Shëndetësor Universal.

Sistemi Shëndetësor në Shqipëri është kryesisht publik. Shteti siguron pjesën më të madhe të shërbimeve që i ofrohen popullatës si në fushën e promocionit, parandalimit, diagnostikimit dhe kurimit. 

Sektori privat i shëndetësisë po konsolidohet gjithnjë e më shumë. Ai mbulon pjesën më të madhe të shërbimit farmaceutik dhe shërbimit stomatologjik. Disa spitale modernë privatë, kryesisht në Tiranë mbulojnë diagnostikimin dhe mjekimin e disa sëmundjeve. 

Jetëgjatësia në Shqipëri llogaritet në 78.30 vjet, duke u renditur e 61-ta në botë dhe duke tejkaluar një numër vendesh të Bashkimit Evropian.

/ rtsh. al /

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›