Vëzhguesi i OSBE:Presion të mos raportojmë realitetin në 8 maj
BRUKSEL- OSBE ndodhet nën presion për të hartuar një raport pozitiv për zgjedhjet lokale në Shqipëri.
Lajmin e raporton agjencia BalkanInsight, e cila citon një anëtar të misionit të OSBE-së për zgjedhjet e 8 majit.
Ai shprehet mjaft qartë se misioni është këshilluar nga dy ambasadorë perëndimorë që të zbukurojë raportin e tij për zgjedhjet, pra të formulohet në mënyrë pozitive dhe jo krejt reale, në mënyrë që të ruhet stabiliteti i vendit.
“Ata nuk duan që ne të shkruajmë atë që shohim”- ka thënë zyrtari i OSBE-se ndërsa theksoi se kjo keshillë e dy ambasadorëve nuk do të ndiqet.
Zyrtari në fjalë, i cili ka folur në kushte anonime për BalkanInsight tha se diplomatët në Tiranë besojnë se raporti i ODIHR për zgjedhjet e qershorit 2009 ishte shumë negative, duke i dhënë të drejtën opozitës socialiste që të kundërshtonte rezultatet e zgjedhjeve.
Misioni vëzhgues i ODIR-it i lancuar në 29 mars konsiston në 15 ekspertë ndërkombetarë me bazë në Tiranë dhe 24 vëzhgues afagjatë që do të vendosen në gjithë vendin. Gjithashtu ODIR ka kërkuar 400 vëzhgues afatshkurtër për të monitoruar ditën e votimit dhe procesin e numërimit të votave.
(e.m/NEWS24/BalkanWeb)