Tiranë, sekuestrohet një punishte e falsifikimit të parave,5 në pranga
TIRANE - Është sekuestruar gjatë orëve të mbrëmjes së sotme një punishte e falsifikimit të parave dhe shuma përreth 10 milionë lekë të vjetra. Punishtja ndodhej në afërsi të Rinasit.
Operacioni për shkatërrimin e bazës së falsifikimit të kartëmonedhave, i koduar "Aeroporti" është realizuar nga policia e anti-krimit ekonomik.
Deri më tani policia ka sekuestruar makineriteë që bënin falsifikimin dhe mjete të tjera të cilat ndodheshin në punishte, si dhe armë zjarri automatike tip 56, ndërsa janë vënë në pranga disa persona.
Janë arrestuar Ermal Kurti, 23 vjeç, Ervis Ziri 18 vjeç, Emanuel Ziri 17, Klodian Ziri 18 dhe Fajton Ziri 26 ndërsa është shpallur në kërkim Ervis Vulka. Arrestimi i tyre është bërë në bashkëpunim me komisariatin numër 6 të policisë.
Në një njoftim për shtyp dhënë rreth orë 21:00, zëdhënësja e policisë së Tiranës, Alma Katragjini dha detaje mbi operacionin “Aeroporti”. Sipas saj, shtetasit e arrestuar dhe një tjetër i shpallur në kërkim, falsifikonin kartëmonedhën 1 mijë lekëshave të rinj në një ambient bastesh sportive.
“Këta persona kanë hedhur në tregun e valutën miliona lekë”, tha Katragjini.
Hetimi ishte i nisur prej disa kohësh dhe ishin përdorur teknika të ndryshme në funksion të evidentimit të veprimtarisë së kësaj punishteje, si filmime, përgjime e të tjera.
Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)