E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tiranë, seminar për ndryshimet klimaterike

Rritja e temperaturave, rënia e sasisë së reshjeve, shkrirja e akullnajave , rritja e nivelit të detit dhe ngjarjet ekstreme të motit përbëjnë sfidën e madhe të ndryshimeve klimaterike. Autoritet europiane shprehen se sektorët përgjegjës për këtë fenomen lidhen me prodhuesit e industrisë, energjisë, transportit, banesat si dhe bujqësia. Për këtë BE jep ndihmesën e saj ku me anë të një seminari ka si synim ndërgjegjësimin e autoriteteve përkatëse shqiptare për hartimin e strategjisë për klimën.
 

“Grupi i punës për klimën mbështet vendet candidate dhe vendet potenciale për kandidatë si shqipëria të ëprshtasin legjislacionin e BE për ndryshimet klimatike dhe të zbatojë me kosto efektive politikat dhe stategjisë për ndryshimet klimaterike. Kjo do të ndihmojë në transformimin e Evropës, në tërësi, në një ekonomi konkuruese në "nivel të ulët" karboni deri në 2050-ën. Përpjekjet e vendeve duhet të plotësohen nga aktivitete për rritjen e ndërgjegjësimit dhe forcimin e kapaciteteve ka theksuar Francois Begeot.
 

Pjesa e parë e seminarit ka si objektiv politikat për klimën dhe zbatimin e tyre. Ndërsa legjislacioni i BE-së për kimën dhe sfidat që dalin përpara do të mbahet ditën e enjte ku përfundon edhe prezantimi i projektit "RENA".
 

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›