E Shtunë, 31 Tetor 2026

Merkel dhe Sarkozi zhgenjejne bursat

Takimi i treshes europiane Merkel, Sarkozy dhe Monti nuk ka dhëne asnjë sinjal të fortë për menaxhimin e krizës. Mesazhet e tyre janë perceptuar nga tregjet europiane si fjalë të varfra dhe aspak optimiste.

Gjatë paradites së të enjetes, gjatë pritjes së këtij takimi, Bursat europiane kishin nisur një performancë të mirë, ndërkohë që qëndrimi i Merkel, tregoi edhe njëherë pozicionin e saj kundër zgjerimit të rolit të BQE. Menjëherë pas deklarimeve të Merkel, se bonot e stabilitetit nuk janë të nevojshme, indekset europiane kanë pësuar një rënie të ndjeshme.

Në fakt indekset kryesore të Parisit, Londrës dhe ato gjermane shpresonin për ndyshim të opinionit gjerman, kjo edhe sipas shkrimit të së përditshmes gjermane Bild, ku citohej se Merkel do ta mbështeste rolin e Bankës duke i vënë kushte të forta BE, për sanksione ndaj vendeve që nuk respektojnë paktin e Stabilitetit. Edhe tregu i bonove qeveritare ka shënuar ndryshim gjatë ditës së enjte.

Diferenca e interesave të bonove sovrane është zgjeruar edhe më tej, kryesisht për ato franceze dhe Spanjolle. Gjatë konferencës për shtyp nuk është pritur mirë edhe tërheqja strategjike e presidentit francez Nikolas Sarkozi, i cili duke parë Merkel ka deklaruar se jemi dakord që të mos bëjmë ndërhyrje në rolin e bankës së Frankfurtit.

Sipas investitorëve të frenosh efektet e infektimit nga kriza po bëhet gjithnjë e më e vështirë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›