Presidenti Topi niset për një vizitë zyrtare në Itali
TIRANË- Presidenti i Republikës, Bamir Topi dhe Zonja e Parë, u nis sot në Itali në krye të një delegacioni zyrtar me ftesë të kryetarit të Bashkisë së Torinos, Piero Fasino.
Sipas njoftimit për shtyp nga Presidenca, kreu i Shtetit do të marrë pjesë në veprimtaritë që do të zhvillohen me rastin e 20-të vjetorit të fillimeve të emigracionit modern shqiptar në Itali dhe festimit të Ditës së Flamurit dhe Festës së Pavarësisë së Shqipërisë.
Synimi i këtyre veprimtarive është evidentimi dhe vlerësimi zyrtar i rrugëtimit të shqiptarëve në qytetin e Torinos, të cilët, përmes integrimit në mënyrë të natyrshme e dinjitoze, janë kthyer në një model pozitiv edhe për bashkësitë e tjera.
Në axhendën e Presidentit të Republikës, veç pritjes dhe bisedimeve zyrtare me kryebashkiakun e Torinos dhe autoritete të larta vendore, parashikohet përurimi i një ekspozite fotografike, kushtuar zhvillimeve pozitive në Shqipërinë e këtyre viteve të fundit, të para nga këndvështrimi i të rinjve shqiptarë, vizitë në Përfaqësinë e Dhomës së Tregtisë të Tiranës në Torino, si dhe pjesëmarrja në aktivitetin kulturor e artistik "Shqipëria-njëzet vjet më pas", që do të zhvillohet në Konservatorin "Xhuzepe Verdi" të Torinos.
(el.me/BalkanWeb)