E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tiranë, sherr mes dy grupeve të rinjsh 4 të plagosur

TIRANE- Dy grupe të rinjsh janë konfrontuar me njëri tjerin sot në mbrëmje rreth orës 21.00 në rrugën “Don Bosko” të Tiranës . Burime policore të referuara nga NEWS24, që ndodhen në vendin e ngjarjes, bëjnë të ditur se 4 të rinj, 2 nga secili grup, janë dërguar në Spital Ushtarak me plagë në trup të  shkaktuara nga goditja me thikë.

Mjekët thonë se dy prej tyre janë në terapi intensive, por janë jashtë rrezikut për jetën. Policia thotë se të plagosurit janë Arnest Mulaj 19 vjec. Arben Papleka 18 vjec dhe vëllezërit Aleksandër e Malvin Hasani, pjesëtarë të grupit tjetër rival.

Policia ka mbledhur provat në vendin e ngjarjes dhe ka nisur marrjen në pyetje të dëshmitarëve për të zbuluar dhe detajet e konfliktit që ndodhi në një nga lokalet e rrugës "Don Bosko".  Nga të dhënat e para mësohet se të parët që kanë filluar sherrin kanë qenë vëllezërit Hasani.

Mbrëmë një tjetër konfrontim mes të rinjve u shënua në zonën e "Vasil Shantos" në Tiranë , ku 2 prej tyre mbetën të plagosur me thikë.  Gazetari i NEW24 raporton se rastet e ngrindjeve mes adoleshentëve janë të shpeshta, kjo e nxitur dhe nga efektetet e shkaktuara nga pwrdorimi i alkoolit apo lëndëve të tjera narkotike
(s.g/balkanWeb)

Më shumë nga Teknologjia

Të gjitha ›