Në kopshtin zoologjik të Berlinit pas 70 vitesh lindin dy luane deti

Berlin, 18 gusht - Luanet e vegjel te detit, Amanda dhe Gina vetëm 6-javëshe kanë bërë paraqitjen e tyre të parë në kopshtin zoologjik të Berlinit, duke treguar shumë pak interes për vizitorët që kishin ardhur posacërisht për ti parë. Këlyshët u lindën nga i njëjti baba, por me dy nena te ndryshme, në të njëjtën ditë, në 6 qershor. Zyrtarët e kopshtit thonë se janë shumë të emocionuar për suksesin që patën në mbarështimin e luanëve të detit, pas dekada e dekada të tëra pa pasardhës të kësaj race, ka raportuar BalkanWeb. “Mbareshtimi i parë i suksesshëm i luanëve të detit në këtë kopsht zoologjik ka qenë në vitin 1933”, tha veterineri Kuehne. Sipas tij, suksesi u pasua me një periudhë të gjatë pa asnjë pasardhes, pasi nuk patën rezultate në mbarështimin e tyre. Drejtuesit e kopshtit zoologjik thonë se numri i luanëve të detit kalifornianë në bregdetin e Paqësorit të Amerikës së Veriut është sërish në rritje pas kaq dekadash.