E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tiranë, sherr mes nxënësish, plagoset me thikë adoleshenti

Një konflikt mes dy nxënësve të një shkolle në kryeqytet, ka degjeneruar deri në përdorimin e thikës dhe për pasojë është plagosur njëri prej tyre.
 

Ngjarja ka ndodhur paraditen e sotme gjatë një aktiviteti sportiv pranë pallatit të sportit "Asllan Rusi" ku një adoleshent, identieti i të cilit nuk bëhet i ditur ka qëlluar me thikë një bashkëmoshatarin e tij.
 

Menjëherë i plagosuri është dërguar me urgjencë në spital ku po merr edhe ndihmën mjekësore ndërsa ende nuk dihen ende motivet e konfliktit mes dy adoleshentëve.
 

Forcat e policisë kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›