Berisha vlerëson elitën fetare: “Duhet të vendoset në piedestalin e historisë”

Komuniteti Mysliman i Shqipërisë (KMSH), Bashkësia Islame e Kosovës (BIK), Bashkësia Fetare Islame e Maqedonisë (BFIM), Bashkësia Islame e Malit të Zi, ajo e Luginës së Preshevës, si dhe përfaqësues nga komunitetet myslimane shqiptare të diasporës nga SHBA, Belgjika, Zvicra, Gjermania etj., me rastin e 100 vjetorit të pavarësisë, përkujtojnë figurat historike, të cilat luajtën një rol të jashtëzakonshëm në shpalljen e pavarësisë dhe në ndërtimin e identitetit tonë kombëtar.
Në këtë konferencë, përveç drejtuesve të komuniteteve të sipërpërmendura, morën pjesë edhe Kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha, zyrtarë të tjerë të lartë të Kosovës Maqedonisë, drejtues të komuniteteve të tjera fetare në Shqipëri e Kosovë, intelektualë, pedagogë etj.
Sekretari i Përgjithshëm i Komunitetit Mysliman, Ali Zaimi, tha se “pas shpalljes së pavarësisë së Shqipërisë më 1912, klerikët e tre besimeve radhiteshin mes personaliteteve politike e shoqërore dhe krah përpjekjeve të lëvizjeve kombëtare…Shqipëria përgjatë historisë së saj ka qenë një shembull se si njerëzit e fesë kanë ditur të zgjidhin saktë marrëdhëniet e besimit me kombin”.
Ndërsa Kryeministri Berisha, falënderoi prijësit aktualë fetarë dhe paraardhësit e tyre për kontributin e dhënë në shpalljen e pavarësisë dhe aktualisht në bashkëjetesën fetare në vend. “Roli dhe kontributi i udhëheqësve shpirtërorë të kombit, të besimit mysliman, ortodoks dhe katolik në 100-Vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë është injoruar dhe është harruar. Kjo e vërtetë e hidhur ka shpjegimin e vetë të qartë, sepse për diktatorin në Shqipëri armik më të egër se besimet tek Zoti nuk kishte. Ndaj dhe ai ndërmori ndaj tyre barbaritë më të pashembullta në historinë moderne të njerëzimit. Në Kosovë dhe në trojet shqiptare pushtuesi donte t`u impononte besimin e tij, ndaj dhe ky kapitull i rëndësishëm i histoirsë sonë duhet të dalë dhe të vendoset në piedestalin që meriton”, tha kryeministri.
"Elita fetare e vendit ka meritat më të para nga të gjitha elitat e tjera. Në rast se vështrojmë kombet dhe historitë e tjera, ju do të gjeni kombe, të cilat kanë tradita mijëravjeçare shkrimi, alfabetesh, librash dhe qytetërimi. Por kombi ynë ka një specifikë, që nuk ka asnjë komb tjetër dhe është diamant i qytetërimit të kombeve; kjo është toleranca fetare. S`ka dhe s`mund të ketë asnjë tregues më epror për qytetarinë e një kombi, sesa toleranca fetare”, shtoi Berisha.
Përgjatë dy ditëve të kësaj Konference do të referojnë 34 studiues, akademikë dhe pedagogë të shquar të katedrave të universiteteve më të njohura të trevave shqiptare./Start/
2012-09-28 10:10