E Diel, 1 Nëntor 2026

Gjykata lë në burg dy të dyshuarit për vrasjen në Shushicë

Gjykata e Vlorës lë në burg dy të dyshuarit si autorë të vrasjes në Shushicë. Në sencën gjyqësore të mbajtur gjatë ditës së sotme, trupi gjykues ka dhënë masën e sigurisë “arrest me burg” për dy të dyshuarit e vrasjes në Shushicë, përkatësisht ndaj dy të rinjve Erland Zenka 24 vjeç e Florian Hataj 23 vjeç.

Dy të pandehurit akuzohen se kanë vrarë 26-vjeçarin Leonard Latifaj më 30 korrik në Shushicë. Trupi i të riut u gjet në breg të lumit i ekzekutuar me armë zjarri. Policia arriti të zbardhë ngjarjen pas rreth 24 orësh dhe të vërë në pranga shtetasin me inicialet R.Rr, në banesën e të cilit u gjet edhe arma e krimit.

Ndërkaq ngjarja ka ndodhur gjatë provave për shitblerjen (trafikimin) e një arme zjarri dhe në konflikt e sipër midis tyre e viktimës. Zenka dhe Hataj, dy nga tre bashkëpunëtorët në vrasjen e 26-vjeçarit Leonard Latifaj, të dy nga fshati Risili i komunës së Llakatundit në Vlorë, u arrestuan nga policia vetëm dy ditë më parë pas rreth dy muajsh hetimesh intensive.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›