Nepravishta: Nuk jam shkarkuar, largohem për arsye familjare

Bujar Nepravishta ka sqaruar arsyet e dorëheqjes së tij nga posti i kreut të Entit Rregullator të Energjisë.
Në një konferencë për shtyp, Nepravishta theksoi se ka dhënë dorëheqjen për arsye familjare.
Ai ka mohuar zërat se ka një vendim nga Kuvendi i Shqipërisë për shkarkimin e tij nga posti i kreut të ERE-s.
“Më 10 shkurt kërkova të japë dorëheqjen për arsye familjare. I kërkova kryetares së Kuvendit Jozefina Topallit të pranojë dorëheqjen time por nuk kama marrë asnjë përgjigje për kërkesën time” theksoi më tej Nepravishta.
Ndërkohë ende nuk bëhet i ditur emri i atij që do të zëvendësojë Nepravishtën në postin e kryetarit të Entit të Energjisë.