E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ambasadori i BE Sequi në PS takon Edi Ramën

TIRANE- Ambasadori i Bashkimit Europian Ettore Sequi zhvilloi sot paradite një takim me liderin e opozitës Edi Rama. Takimi është zhvilluar në selinë rozë dhe ka zgjetur për rreth 30 minuta, njofton NEWS 24.

Takimi vjen një ditë pasi PS u regjistrua në Komisionin Qendror të zgjedhjeve për garen elektorale te 8 majit, regjistrim që u krye në limit të afatit kohor. Në qendër të diskutimeve mësohet të ketë qenë pikërisht situata politike dhe zgjedhjet lokale që po afrojnë.

Nuk ka ende asnjë njoftim zyrtar nga ana e PS-së për këtë takim informal mes ambasadorit të BE-së, dhe liderit të opozitës, ndërkohë që kujtojmë se takimi vjen, gjithashtu, një ditë pasi tre ambasadorët , ai i SHBA-së Aleksander Arvizu, ambasadori i OSBE Eugen Wollfarth dhe ambasadori gjerman i kërkuan politikes shqiptare impenjimin për realizimin e zgjedhjeve të 8 majit me standardet më të larta te te gjtihe proceseve te tilla të realizuara në vendin tonë .
(s.g/balkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›