E Martë, 3 Nëntor 2026

Tiranë, shpërthen lënda plasëse në ambientet e një lokali

Një shpërthim me lëndë plasëse ka ndodhur mëngjesin e sotëm në kryeqytet në ambientet e jashtme të një lokali.

Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur në rrugën Sali Butka” në lokalin që është në përdorim nga shtetasi A. Xh., 40 vjeç.

Megjithatë, raportohet vetëm për dëme materiale.

“Shpërthim me lëndë plasëse në Tiranë. Policia bën me dije se rreth orës 05:00, është marrë njoftim se në rrugën “Sali Butka”, në ambientet e jashtme të një lokali dyshohet se ka shpërthyer lëndë plasëse.

Në lokalin në pronësi të shtetasit në përdorim nga shtetasi A. Xh., 40 vjeç, raportohet ka vetëm dëme materiale.

Sakaq, grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/eve”, thuhet në njoftimin e policisë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›