Tirane, shperthim ne apartament, nje i plagosur

Nje shperthim i fuqishem ka ndodhur ne nje apartament ne Tirane, me pasoje plagosjen e nje personi.
Shperthimi ka ndodhur ne nje banese ne katin e peste te nje pallati ne Rrugen e Elbasanit, prane ambasades rumune.
Sipas informacioneve te fundit shkak per ngjarjen mund te jete bere rrjedhja e gazit. Nga shperthimi jane demtuar dy kate te pallatit si dhe disa makina qe ndodheshin ne zonen e ngjarjes.