Kryesia e LDK-së, zgjedhje në shtator

Zgjedhjet e Kryesisë së Lidhjes Demokratik e Kosovës, pritet të mbahen në shtator të këtij viti. Kështu bëri të ditur Nënkryetari i parë i LDK-së Eqrem Kryeziu, gjatë mbledhjes së Këshillit të Përgjithshëm të kësaj parite, duke shtuar se deklarimet e dy anëtarëve të Këshillit të Përgjithshëm, Isa Mustafës dhe Fatmir Rexhepit, për rishqyrtimin e pjesmarrjes në koalicionin qeveritar me Partinë Demokratike nuk paraqesin qëndrimin e partisë.
“Kemi marrë vendim për shpalljen e zgjedhjeve të përgjithshme, të rregullta në LDK dhe ato zgjedhje do të mbahen nga 10 shtatori deri më 30 nëntor të këtij viti. është marrë vendim që të formohen dhe katër grupe punuese të cilat kanë qenë të parapara me pakon e reformave të partisë...Tani subjektivizmi me të vërtet i tepruar ndonjëherë e përfshinë të gjithë realitetin ekzistues, unë besoj se në një çast kritik kështu i ka ndodhur edhe Fatmir Rexhepit dhe ai është pikëvlerësim tepër subjektiv dhe dëshira e tij personale”, tha Eqrem Kryeziu, Nënkryetar i Parë i LDK-së.
Anëtarja tjetër e kryesisë së kësaj partie, Nekibe Kelmendi, e cila fillimisht mbështeste rishqyrtimin i pozicionit të LDK-së në koalicionin qeveritar tashmë ka ndryshuar qëndrim duke mbështetur shumicën e kësaj partie.
“Unë kam shprehur një opinion timin dhe ai ka qenë menim i imi personal. Mirëpo, kur një Këshill i Përgjithshëm nuk e sheh të arsyeshme që të diskutoj një temë të tillë, atëherë unë nuk dua të jem ‘dele e zezë’ në këtë Këshill dhe duhet të pajtohem me shumicën”, u shpreh Nekibe Kelmendi, Anëtare e Kryesisë së LDK-së. Ndërkohë njeriu më i përfolur për deklarimet e tij për daljen e LDK-së nga koalicioni me PDK-në, Isa Mustafa, pas përfundimit të kësaj mbledhje, nuk ka dashur të prononcohet.
Bul Salihu Azhornuar së fundi ( e diel , 06 qershor 2010 )