100 milionë euro për Mourinhon!

100 milionë euro për të përmbushur kërkesat e Jose Mourinhos. Ky është buxheti të cilin presidenti i Real Madridit, Florentino Perez, do ta vë në dispozicion për trajnerin portugez, për realizimin e objektivave të tij për transferime gjatë afatit kalimtar të verës, për të përforcuar ekipin që synon të ngrihet në kulmin e futbollit evropian.
Sipas të përditshmes sportive spanjolle AS, Mourinho kërkon mbrojtës të djathtë, mesfushor në qendër, mesfushor ofensiv, por edhe mbrojtës të majtë të aftë të depërtojë në çerekun e tretë të fushës kundërshtare. Emrat që spekulohen janë: Maicon, Kolarov dhe njëri mes De Rossit ose Gerrardit.
Për brazilianin, Inter ka kërkuar 35 milionë euro, mirëpo Real duket të jetë i gatshëm të paguajë më së tepërmi 25, duke pasur parasysh gatishmërinë e futbollistit të kalojë në Santiago Bernabeu.
Për serbin, Real ofron 15 milionë euro, ndërsa për mesfushor ofensiv është i nxehtë emri i Di Marias, për të cilin Perez thuhet se është i gatshëm t’i ofrojë Benficas 30 milionë euro.
Sipas AS, Perez nuk ka ndërmend të përsëritë kampanjën rekorde nga vera e vitit të kaluar, kur Reali shpenzoi 251 milionë euro në përforcime, por përfundoi sezonin pa fituar asnjë titull.