Tiranë, të shtëna armësh pranë një servisi tek Rr. ‘Ferit Xhajko’
TIRANË-Të shtëna me armë tek rruga ‘Ferit Xhajko” në Tiranë, raportohet se nuk ka viktima.
Mbrëmjen e sotme rreth orës 21:00 në kryeqytet pranë një servisi makinash në rrugën “Ferit Xhajko” janë dëgjuar 2 të shtëna me armë. Të shtënat me armë kanë alarmuar banorët e zonës, ndërsa ende nuk dihet se kush kanë qenë autorët dhe objektivi.
Policia në vendgjarje ka nisur hetimet ndërsa mësohet se nuk ka të plagosur. Efektivët e policisë po marrin në pyetje pronarë të bizneseve aty pranë për të hedhur dritë mbi ngjarjen e rëndë.
(d.b/BalkanWeb)