E Diel, 1 Nëntor 2026

‘Shqipëria e gjeneratës tjetër’ Shehi: PS dëshmoi që nuk ka vizion për qeverisje

TIRANË-Ish-Deputeti i Partisë Demokratike Tritan Shehu e ka përkufizuar konferencën "Shqipëria e gjeneratës tjetër", të organizuar nga kreu i Partisë Socialiste Edi Rama, si një event që nxjerr në pah konfuzionin programor dhe politik të qeverisë së ardhëshme, si dhe mungesën e një vizioni të qartë për qeverisjen e vendit.

I ftuar në emisionin “Opinion” të News 24 të drejtuar nga gazetarja Ola Bruko, e përshkroi eventin e PA si një “konferencë NGO-shë, organizatash joqeveritare, e organizuar thjesht për të thënë diçka. “Nuk pashë elemente konkretë, elementë që lidhen me programin e një kryeministri dhe një qeveria që do marrë pushtetin pas pak javësh”, komentoi Shehi.

Më tej politikani i djathtë tha se në konferencë u hodhën vetëm elemente deklamative e spekulative që kanë shoqëruar tërë fushatën zgjedhore të Partisë Socialiste. “Duke pasur pararasysh deklaratat e premtimet e bëra nga zoti ama gjatë fushatës elektorale, deklaratat e djeshme hyjnë padyshim në grumbullin e madh të spekullimeve politike që ka bërë dhe po bën partia socialiste dhe në grumbullin e madh të konfuzionit politik dhe logjik që demonstron mungesën e një programi të qartë për zhvillimin e vendit e për hapat konkrete që duhet të hedhin pas marrjes së mandatit qeverisës” tha Shehi.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›