E Shtunë, 31 Tetor 2026

Policia e Shtetit perjashton Shemsi Prencin

 Policia e Shtetit ka njoftuar sot përjashtimin e Shemsi Prençit nga Policia e Shtetit për shkak të shkeljeve disiplinore dhe tejkalim të kompetencave të institucionit.
Nëpërmjet një deklarate për mediat zëdhënësja e Policisë Klejda Plangarica ka deklaruar se ndaj Prençit janë marrë më parë dy masa disiplinore dhe vërejtje me paralajmërim.
Shkarkimi vjen pak ditë pasi Prençi i dorëzoi Drejtorit të Policisë së Shtetit dorëheqjen nga posti i Drejtorit të Policisë së Qarkut Dibër dhe nga çdo funksion në policinë e shtetit.
Ndërkaq Policia i quan deklaratat e bëra nga Prençi se bien në kundërshtim me insitucionin, i cili është apolitik.
Prençi akuzoi policinë e shtetit dhe ministrinë e Brendshme si të implikuar në mafian e kromit në Bulqizë, ndërsa policia i quan shifje.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›