Rama Ne 8 maj duhet votuar per te ndryshuar faturen e shtrenjte te jetes
Edi Rama, kandidati i opozitës për Bashkinë e Tiranës që kërkon një mandat të katërt në këtë post, është takuar me banorë të minibashkisë nr.8 në kryeqytet.
Rama tha se në 8 maj duhet votuar për të ndryshuar faturën e shtrenjtë të jetës dhe kundër keqqeverisjes qendrore.
Kryetari në rikandimin për Bashkinë e Tiranës ka takuar banorët e njësisë bashkiake numër 8 duke kërkuar votat edhe për kandidatin për këtë njësi bashkiake, Vorpsi.
Sipas Ramës, jo taksat e bashkisë, por ato të qeverisë rëndojnë më shumë qytetarët dhe bizneset.
Ai u kërkoi banorëve të kësaj njësie që votën e tyre më 8 maj ta hedhin kundër asaj që e konsideroi si faturë të kripur të qeverisë ndaj jetesës së tyre.
Shtrenjtimi i jetës për shkak të keq-qeverisjes qendrore, sipas Ramës, reflektohet edhe tek ky çift të papunësh nga shteti, por që ndihen të tillë dhe në biznesin e tyre privat tek tregu i fruta perimeve, ku, siç thonë ata fuqia blerëse ka rënë.
Si në çdo takim elektoral, Rama theksoi se e vetmja rrugë për mirëqenien e qytetarëve shqiptarë mbetet Partia socialiste dhe kandidatët e saj.