E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tiranë, treni shtyp për vdekje një 16-vjeçare

Një 16-vjeçare ka ndërruar jetë pasditen e sotme në kryeqytet pasi është shtypur nga treni i linjës Tiranë-Durrës.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur pranë ish-kombinatit “Josif Pashko” ku 16-vjeçarja Klodiana Progni është shtypur nga treni i linjës Tiranë-Durrës duke gjetur edhe vdekjen e menjëhershme.
 

Burime nga policia bëjnë me dije se ngjarja ka qënë aksidentale. Sipas policisë viktima ishte duke kaluar tek shinat e trenit dhe kishte vendosur kufjet në vesh prandaj nuk e kishte dëgjuar trenin që po vinte në drejtim të saj.
 

Ndërkohë mësohet se policia ka shoqëruar drejtuesin e trenit Tahir Ademi për të sqaruar të gjitha rrethanat e ngjarjes.
 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›