Tirane, tryeze per te drejtat e njeriut

Ceshtjet shqiptare te trajtuara ne Gjykaten e Strasburgut kane qene tema e nje tryeze dyditore mes juristeve te disa institucioneve.
Aktiviteti u fokusua gjithashtu edhe mbi rolin e agjentit qeveritar para gjykates evropiane per te drejtat e njeriut, per te cilin me se fundi eshte hedhur ne tryeze nje projektligj qe kerkon ta vendose nen administrimin e avokatit te shtetit.
Megjithe ftesat, ne takim ishte prezent ministri i Drejtesise Enkelejd Alibeaj, por mungonte avokati i shtetit, Eduart Halimi.
Specialistet referuan ne fjalen e tyre vendime te Gjykates se Strasburgut, e cila ka konstatuar shkelje te nenit nje te protokollit mbi cenimin e se drejtes se prones dhe shkelje te nenit 3 te konventes, ate te ndalimit te tortures dhe trajtimeve cnjerezore.