E Shtunë, 31 Tetor 2026

Denoncimi i Dobjanit, pranga kryeinspektorit

Nje kryeinspektor policie u arrestua mesditen e se martes, pas akuzave te Avokatit te Popullit Ermir Dobjani, per dhune te ushtruar ndaj dy te rinjve qe ishin shoqeruar ne komisariat per tentative te paligjshem te kufirit.

Pas kerkeses se avokatit per reagim, prokuroria ka nisur menjehere hetimet dhe ka prere flete arrestin per kryeinspektorin e dyshuar per dhune. Reagimi i shpejte i prokurorise eshte ndjekur ne te njejten linje nga policia.

Pas kerkeses se organit te akuzes, drejtori i pergjithshem i policise ka pezulluar kryeinspektorin e policise, Ardit Hasanbegajn dhe me pas koleget e tij e kane arrestuar ate  nen akuzen e veprimeve arbitrare.

“Drejtori i pergjithshem i Policise se Shtetit ka bere pezullimin nga detyra te kryeinspektorit Hasanbegaj, qe ne baze te nje urdheri te prokurorise u ndalua nga SHKB dhe ndodhet i arrestuar ne komisariatin e Sarandes”, ka deklaruar zedhenesi i policise, Fatmir Konja.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›