Top Channel hyn ne Kuvend

Pavaresisht se deputetet greviste jane tashme te mbyllur prej me shume se 24 oresh ne sallen e Kuvendit, te izoluar nga bota e jashtme dhe te ruajtur nga forca te shumta te Gardes se Republikes, Top Channel ka mundur te siguroje pamjet ekskluzive te greves se urise.
Ne keto pamje duket qarte gjendja e deputeteve, te cilet qendrojne te ulur ne karriket e salles ku zhvillohen seancat.
Deputeti i LSI, Pellumb Xhufi dhe ai demokristian Frrok Gjini, duket se kane qene mjaft aktive ne zbulimin e nje pajisjeje qe sipas tyre sherben per te bllokuar te gjitha thirrjet ne telefonat e tyre celulare.
Ne hyrje te salles qendrojne te atashuar nje numer i madh gardistesh, ne ruajtje te deputeteve te cilet jane te vezhguar edhe nga kamera te shumta te sigurise.
Keto jane pamjet e para te kesaj greve nisur te henen pasdite, si nje shenje proteste nga deputetet e partive te vogla, ndaj ndryshimeve te Kodit Zgjedhor nga dy partite e medha.