E Martë, 3 Nëntor 2026

Tiranë, vazhdojnë operacionet për dezinfektimin nga mushkonjat dhe insektet

Bashkia Tiranë po vijon çdo ditë operacionet për dezinfektimet në kryeqytet në qendër dhe në zonat rurale të hapësirave publike.

Ato kryhen gjatë orëve të vona të natës e deri në mëngjes.

Gjatë gjithë muajve të fundit, shërbimet e Bashkisë së Tiranës kanë kryer dezinfektimin e hapësirave publike në çdo zonë të Tiranës për të garantuar një verë të qetë për banorët.

Vera e sivjetshme, mjaftë e nxehtë ka favorizuar shtimin e insekteve.

/ rtsh /

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›