E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tiranë, vëllai vret motrën nga pakujdesia

Një ngjarje e rëndë është shënuar në kryeqytet ku një vajzë 14-vjeçare është vrarë aksidentalisht me armë zjarri.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Babrru të Tiranës ku 14-vjeçarja është qëlluar aksidentalisht me armë nga i vëllai i saj 12-vjeçar dhe për pasojë ka vdekur.
 

Mësohet se 12-vjeçari ka qënë duke luajtur me çiften në momentin kur është rrëzuar dhe ka shkrepur pa dashje armën, plumbi së cilës ka zënë motrën e tij 14-vjeçare e cila ka qenë duke larë xhamat.
 

Policia ka nisur hetimit dhe sipas konkluzioneve paraprake rezulton se vrasja ka ndodhur nga pakujdesia.
 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›