Bogdanoviç:Të hiqen sa më shpejt barrikadat

I ashtuquajturi ministër për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Goran Bogdaniviç ka thënë se procesi i heqjes së barrikakave i cili ka filluar, duhet të përfundojë sa më shpejtë, pa zvarritje dhe pa bisedime.
“Ata në mënyrë të njëanshme dhe me dhunë kanë penguar instalimin e institucioneve të Prishtinës në veri dhe po ashtu kanë kontribuar në marrëveshje. Krerët e shtetit kanë dërguar mesazh të qartë se barrikada duhet të hiqen dhe kjo duhet të bëhet, pa vonesë”, ka thënë ai, raportojnë mediat serbe.