E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tiranë, vidhet makina e prokurorit Bilbil Mete

TIRANE - Vjedhjet në kryeqytet tashmë nuk kursejnë as drejtuesit e Prokurorisë. Këtë herë pre e hajdutëve është bërë prokurori i Prokurorisë së Përgjithshme Bilbil Mete, të cilit i është vjedhur disa ditë më parë makina pranë apartamentit të tij në zonën e Laprakës në rrugën “Gjergj Legisi”.

Burime të policisë bëjnë me dije se bëhet fjalë për automjetin tip Benz me targë TR 2766 R, të cilin prokurori e kishte parkuar si çdo ditë në vendin e caktuar.

Pavarësisht kërkimeve të bluve të kryeqytetit, deri në këto momente nuk asnjë informacion rreth autorëve të vjedhjes apo vendndodhjes së makinës së prokurorit.
(er.nu/news24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›