Shkodër, vjehrri plagos me armë zjarri dhëndrin, i dhunonte vajzën
SHKODER - Një 33-vjeçar në Shkodër është plagosur me armë zjarri nga vjehrri i tij, pasi ky i fundit dyshonte se i dhunonte fizikisht vajzën.
Ngjarja ka ndodhur në lokalin e autorit në hyrje të qytetit kur mes të riut Nikolin Nika dhe babait të nuses së tij Tom Ndoja, ka nisur një debat i fortë me fjalë.
Në sherr e sipër, Ndoja ka marrë armën e zjarrit dhe ka qëlluar ndaj dhëndrit, i cili mbeti i plagosur me një plumb në zemër.
33-vjeçari ndodhet në spitalin rajonal të Shkodrës jashtë rrezikut për jetën, ndërsa policia arrestoi autorin i cili do të përballet me akuzën e tentativës për vrasje.
(er.nu/news24/BalkanWeb)