Tiranë, vidhet makina e vëllait të deputetit Pirro Lutaj
TIRANE – Brenda 72 orëve të fundit në kryeqytet janë regjistruar tre vjedhje makinash, ndërsa në dy raste të tjera, grabitësit kanë thyer xhamat dhe kanë vjedhur sende me vlerë që gjendeshin në automjet.
Mes makinave të vjedhura është dhe ajo e vëllait të deputetit të Partisë Socialiste, Pirro Lutaj.
Burime nga blutë e kryeqytetit bënë të ditur se gjatë orëve të natës së datës 09/07/2012, në rrugën “Aleks Luarasi” është regjistruar vjedhja e makinës tip Benz me targa MK 2800 A, në pronësi të Arben Lutajt.
Ndërkaq më datë 08/07/2012 gjatë natës, në rrugën “Teodor Keko”, në afërsi të Unazës së Re, shtetasit kosovar S.Dulaj i kanë vjedhur mjetin tip Golf me targa AA 776 DO. Po gjatë natës së 8 korrikut, në rrugën “Naim Frashëri” 58-vjeçarit R.Selami i kanë vjedhur pranë banesës mjetin tip Benz me targa TR 7401 J.
Policia e Tiranës është duke vijuar hetimet për të identifikuar dhe kapur autorët e grabitjeve.
(er.nu/GSH/BalkanWeb) Lidhje te tjera Tiranë, vidhet makina e drejtorit të Teatrit Kombëtar Vidhet makina e Gardës së Republikës Vidhet makina e zv.ambasadorit të Kuvajtit në Tiranë