E Diel, 1 Nëntor 2026

Aksident në Gjirokastër përgjumet shoferi 1 i vdekur 2 të plagosur

GJIROKASTER – Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në aksin rrugor Kakavijë-Gjirokastër, në fshatin Terihat. Një person ka humbur jetën dhe dy të tjerë janë plagosur si pasojë e përplasjes së një automjeti me targa greke me një kamion tip “Volvo”.

Policia lokale bën të ditur se si pasojë e aksidentit ka humbur jetën 24- vjeçari nga Këlcyra Konstandin Mblloqe, i cili drejtonte mjetin me targa greke ZKY 4154 dhe janë plagosur bashkëshortja e tij Elda Gjergji 24 vjeç nga Vlora dhe kushëriri i saj Kristo Billo 23 vjeç.

Të dy të plagosurit janë shtruar në spitalin e Gjirokastrës, prej nga mësohet se janë jashtë rrezikut për jetën.

Nga hetimet e para të policisë dyshohet se shkak i aksidentit ka qenë humbja e kontrollit të mjetit nga drejtuesi, i cili mendohet se është përgjumur në timon, duke kaluar në korsinë e gabuar.

(er.nu/BalkanWeb)

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›