E Shtunë, 31 Tetor 2026

Greqi, çifti jeton në shpellë, në bregdetin e Iraklios (Video)

Mediat greke kanë botuar një lajm që po shokon mbarë opinionin në Greqi. Duket e pabesueshme, por historia e mëposhtme është e vërtetë dhe po ndodh aktualisht në Iraklio të Kretës, në Greqi.

Një çift emigrantësh bullgarë, banojnë në një shpellë, buzë rrugës në bregdetin e Iraklios, ku kanë ndërtuar një shtëpi të vogël. Ata janë duke u përpjekur në kë mënyrë, për t'i mbijetuar krizës së vështirë. 

Çifti erdhi në Iraklio nga Bullgaria, duke lënë shtëpinë e tyre, për të bërë para në ishull, gjatë sezonit turistik. Burrë e grua vendosën të jetojnë në shpellë, pasi situata nuk iu lejonte të merrnin shtëpi me qera. Të vetmet gjëra që kishin në shpellë, ishin një krevat i thyer ku flinin dhe një tigan, që e përdornin për të gatuar ndërsa në vend të dyrve përdornin kartona. Ata punojnë vetëm pak ditë në muaj në bujqësi, me një pagë shumë e ulët. 

Historia e dy emigrantëve 58 dhe 45 vjeç, preku zemrat e shumë personave që e mësuan. Kalimtarët nuk u besonin syve kur u përballën me këtë imazh dhe kanë kërkuar ndërhyrjen e shërbimeve sociale të shtetit.

Sipas organizatave të ishullit, situata e çiftit është shumë dramatike. Buurë e grua mbijetojnë në një varfëri të skajshme dhe duhet një ndërhyrje e organizuar nga shteti. Rasti ne fjalë ka alarmuar tashmë disa autoritete të tilla si Qendra të Punës Heraklion, që premtoi se ata do të ofrojnë ushqim dhe nevoja bazike. 

"Tani dua vetëm 72 euro për të shkuar në Bullgari, asgjë tjetër. Unë dua të shkoj në shtëpi", tha emigranti bullgar, të cilit i janë premtuar paratë e biletës, për t’u larguar drejt Bullgarisë. 

Emigrantët në Greqi janë një kategori të cilë janë prekur më dhunshëm nga kriza ekonomike dhe nuk përfshihen në masat e shtetit për mbështetje financiare.
Lidhje te tjera VIDEO: Greqi, një çift emigratësh jeton në shpellë në bregdetin e Iraklios

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›