E Diel, 1 Nëntor 2026

Sot 17 vjetori i masakrës në Srebrenicë

TIRANE- Bosnje-Hercegovina shënon sot përvjetorin e 17 të masakrës së Srebrenicës ku mijëra burra dhe djem myslimanë u vranë nga forcat serbe të Bosnjës.
Njerëzit nga i gjithë vendi dhe gjetkë janë mbledhur pranë qytetit lindor boshnjak, qendra e shërbimeve përkujtimore që të zhvillohen sot.

Ngjarja kryesore do të jetë varrimi i kufomave të identifikuara kohët e fundit të 520 viktimave të masakrës së vitit 1995. Organizatorët presin më shumë se 30 mijë vetë të marrin pjesë.
Delegacionet zyrtare nga shumë vende, duke përfshirë edhe Serbinë, do të bashkohen me të mbijetuarit dhe familjet e viktimave në përkujtim të masakrës që u krye nga forcat serbe të Bosnjes 17 vjet më parë.

(d.b/VOA/BalkanWeb)

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›