Miku i ministrave, Ina Rama: Policia e la të lirë Fatmir Kajollin
TIRANE- Arrestimi i dy ditëve më parë i Fatmir Kajollit, i njohur dhe si miku i disa ministrave, ka sjellë dhe përplasjen e radhës mes Policisë së Shtetit dhe Prokurorisë së Përgjithshme. Ka qenë ministri i Brendshëm, Bujar Nishani, i cili nga ambientet e Akademisë së Policisë, ku u zhvillua ceremonia e dhurimit të një qendre komande të lëvizshme që do t’iu shërbejë forcave të policisë në operacione të ndryshme në terren, ka deklaruar se Policia e Shtetit nuk e disponon listën e personave të shpallur në kërkim, por kjo listë ndodhet në Prokurori. Ndërkaq, i menjëhershëm ka qenë dhe reagimi i organit të akuzës, i cili me anë të një njoftimi për shtyp ka bërë të ditur se lista në fjalë ndodhet në zyrat e Interpol Tirana, e cila është strukturë e Policisë së Shtetit dhe ata mund të veprojnë në çdo kohë për arrestimin e këtyre personave.
FJALA E NISHANIT
“Bëhet fjalë për raste të cilat kërkohen nga shteti italian, për persona të cilët janë dënuar me vendime të formës së prerë nga gjykatat e shtetit italian. Ka një numër, por ky numër nuk është në Policinë e Shtetit, është një listë e cila nga autoritetet italiane i është adresuar Prokurorisë. Në momentin që Prokuroria është e gatshme, i jep urdhrin policisë për të vepruar në terren”.
REAGIMI I PROKURORISˠ
“Lidhur me disa deklarime që kanë të bëjnë me çështjen e arrestimit të shtetasit Fatmir Kajolli, Prokuroria e Përgjithshme ndihet e detyruar t’i bëjë me dije opinionit publik, se shtetasi i sipërpërmendur është në listën e personave të shumëkërkuar ndërkombëtarë, pas vendimeve gjyqësore që ka marrë drejtësia italiane për vepra penale të kryera në këtë vend. Për sa më sipër, për të sqaruar edhe procedurën që ndiqet në këto raste, personat që janë në kërkim ndërkombëtar shpallen si të tillë nga Zyrat Kombëtare të Interpolit të çdo vendi. Zyra kombëtare e Interpolit Tiranë, e cila është pjesë e strukturës së Policisë së Shtetit shqiptar, disponon për pasojë, në lista të plota dhe të detajuara, të gjithë emrat e personave në kërkim ndërkombëtar. Në bazë të kësaj praktike, strukturat e Policisë së Shtetit mund të konsultohen në çdo kohë me këto lista dhe mund të veprojnë me iniciativën e tyre për arrestimin e personave në kërkim ndërkombëtar, pasi kjo është në kompetencën e tyre të plotë. Në këto kushte, sqarojmë opinionin publik, se Prokuroria Shqiptare, nuk është institucioni të cilit autoritetet e huaja i komunikojnë listën e personave në kërkim ndërkombëtar”.
(ma.ar/Gazeta Shqiptare/BalkanWeb)