E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tiranë, vret me thikë ish-bashkëshorten, arrestohet autori

Një ngjarje e rëndë është shënuar në orët e para të mëngjesit të sotëm në Tiranë.

Një grua është qëlluar me thikë ne mes të rrugës Tefta Tashko, duke gjetur vdekjen e menjëhershme.

Policia bëri me dije se ka qenë ish-bashkëshorti i saj, i cili pas një zënkë ka goditur disa herë me thikë bashkëshorten, duke i shkaktuar vdekjen.

Mësohet se viktima është Valbona Çarçani, ndërsa autori i vrasjes është Gerti Çarçani, i cili është arrestuar nga policia në ikje e sipër.

Ende nuk janë të qarta motivet që kanë çuar në këtë ngjarje të rëndë brenda familjes, ndërsa  fillimisht flitet për një zënkë e cila ka përfunduar në mënyrën më tragjike.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›