E Diel, 1 Nëntor 2026

Lushnje, sekuestrohen 4.4 lëndë narkotike, ndalohet një 52-vjeçar, një tjetër shpallet në kërkim

Policia e Lushnjes, ka sekuestrouar 4.4 kg lëndë narkotike të dyshuar si kanabis, si dhe ka ndaluar  shtetasin,Tomorr Barolli, 52 vjeç.

Burime nga policia e Lushnjes bëjnë me dije se 52-vjeçari Barolli  po e transportonte lëndën narkotike me biçikletë në momentin që u ndalua tek rrethrrotullimi jugor i qytetit.

Policia e Lushnjes ka shpallur në kërkim dhe shtetasin Erind Petoli, i cili akuzohet për prodhim dhe shitje lëndësh narkotike.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›