E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rikthehuni ne tryeze Van del Dool Presidenti jo politik

Faktori ndërkombëtarë kërkon nga mazhoranca dhe opozita të ulen në një tryezë për zbatimin e 12 rekomandimeve që Bashkimi Europian i ka lënë si “detyrë shtëpie” Shqipërisë. Ambasadori i Mbretërisë së Hollandës, Van Den Dool thekson se tashmë që kapitulli për kryebashkiakun e Tiranës është i mbyllur, Sali Berisha dhe Edi Rama duhet të ulen në një tryezë për plotësimin e 12 kushteve të BE.

“Roli i ndërkombëtarëve në nxitjen e dialogut mes opozitës dhe mazhorancës është mbështetës. Unë di që vitin e kaluar nisi një tryezë mes partive politike, por që u la përgjysëm. Ne duam që kjo tryezë mes mazhorancës dhe opozitës të rifillojë sërish për 12 hapat e integrimit të BE. Raporti i ODIHR-it do të dalë në muajin shtator. Polarizimi politik ka bërë që të ngadalësohet integrimi në Bashkimin Europian”- tha Van Den Dool.

Nga rikthimi i opozitës në parlament në muajin shtator, ambasadori Van Den Dool pret nga dy partitë e mëdha që të ketë një konsensus për votimin e ligjeve, mes tyre edhe zgjedhjen e presidentit të Republikës në vitin 2012.

“Duhet që presidenti i ri të mos jetë një zgjedhje politike. Opinioni im është që presidenti të mos jetë politik. Zgjedhja e tij në vitin 2012 duhet të jetë me mazhoritet të madh dhe të përmbushë disa kritere”- tha Van Den Dool.

Përsa i takon ndryshimeve kushtetuese të paralajmëruara nga opozita, ambasadori i Hollandës në Tiranë kërkon që për këtë çështje duhet të vendosë një shumicë e madhe njerëzish.

Erjon Ajazi

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›