E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fluks nga helmimet. 80 raste ne dite tek Infektivi

Numri i vizitave në shërbimin infektiv, në QSUT ka arritur pikun e tij me afro 80 të tilla në ditë, nga të cilat 60 përqind  e tyre vijnë si pasojë e helmimeve ushqimore. Një pjesë e pacienëtëve janë shtruar në pavion, pasi sipas infeksionistit, Tritan Kalo kanë mbritur tek mjekët në gjendje shumë të rënduar.

“Numri i pranimeve në urgjenca varion nga 60- 80 raste në ditë dhe mbi 50-60% të tyre e përbëjnë çregullimet gastro- intestinale. Ka dhe forma të rënda të infeksionit, sidomos personat të cilat vijnë me vonesë në spital. Por nuk janë vetëm infeksionit. Edhe temperaturat e larta apo dëmtime që vijnë nga ujrat e pishinave ose të plazhit pasi një pjesë e tyre nuk janë higjenikisht të mirëmbajtur”- tha Kalo.

Një shqetësim i ditëve të fundit janë dhe pickimet nga insekte, ku mjekët paralajmërojnë se helmi i një pjese të tyre është dhe vdekjeprurës. Ata këshillojnë qytetarët, që të bëjnë kujdes dhe të dizifektojnë ambjetet e ku jetojne apo punojnë. 

“Më e rrezikshme është ajo që quhet merimanga e zezë e cila përveç zonës së Myzeqesë dhe në zonat e tjera moçalore ose ish- kënetore është e pranishme, çka rrezikon njeriun me një lloj intoksikacioni mjaft të rëndë, dëmtime të veshkave dhe dëmtime të sistemit nervor deri në vdekje të këtyre të sëmurëve nëse nuk adresohen për ndihmë. Brejtësit dhe minjtë mund të ngacmojnë, mizat fluturake japin infeksion me pickimet e tyre”- tha
Kalo.

Në Berat pak ditë më parë merimanga e zezë i morri jetën një 17- vjeçari. Po dy ditë më parë në këtë rreth dhe një 48 vjecare për pak riskoi jetën pas pickimit nga vejusha e zezë.

Julia Bardhushi

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›