Vrasja në Tiranë,ekzekutohet ish- mundësi i Dinamos
TIRANE- Policia merr në pyetje dëshmitarët dhe familjarë të Leonard Bilalit, 33 vjecarit të ekzekutuar mbrëmë në një nga lokalet e kryeqytetit.
Leonard Bilali u ekzekutua mbrëmë me 4 plumba pistolete në një nga lokalet e kryeqytetit.
HETIMET
Dy pistat kryesore ku janë përqëndruar hetimet janë ato të vrasjes pas një grindjeje të momentit si dhe pista për hakmarrje. Pas ngjarjes u mësua se vrasja kishte ndodhur pas një sherri mes disa personave në lokalin ku ishte ulur Bilali.
Ndërsa GSH zbulon sot Ish mundësi i Dinamos është i vëllai i ish-efektivit special të policisë Arben Bilali, ky i fundit i plagosur në një tjetër atentat në maj të këtij viti.
VRASJA
33-vjeçari u qëllua teksa ishte i ulur në një nga tavolinat e lokalit ‘Shijaksburg’, pranë stacionit të fundi të autobusit të Tiranës së Re, në rrugën “Irfan Tomini” në kryeqytet. Bilali u dërgua në gjendje të rëndë në Spitalin Ushtarak, ku ndërroi jetë si pasojë e plagëve të rënda të marra në kokë dhe në trup.
AUTORI
Nga veprimet e kryera hetimore autori ka qëlluar një herë në bark Bilalin dhe kur si pasojë e goditjes 33-vjeçari është përkulur ka qëlluar edhe 3 herë të tjera nga pas, në krahun e majtë. Autori është larguar më këmbë, por dyshohet se është ndihmuar edhe nga persona të tjerë për t’u larguar nga vendi i ngjarjes.
(s.g/BalkanWeb)