Tiranë, vritet me sende të forta i moshuari
Ngjarja ndodhi në fshatin Gror të Tiranës, ku 71-vjeçari Shefik Grori i është gjetur i pa jetë në banesën e tij. Policia tha se në kokën e viktimës janë konstatuar plagë, të cilat kanë ardhur nga sende të forta dhe jo nga armë. Policia ka nisur hetimin për të zbardhur ngjarjen. Sipas organeve të hetimit, pista kryesore është ajo e ndonjë vrasje të mundhshme për çështje pronësie.