E Diel, 1 Nëntor 2026

Gjykata franceze heq dënimin për Flavio Briatoren

Italiani u dënua në shtator të vitit të kaluar nga këshilli i FIA-s, pasi u shpall fajtor në skandalin e vitit 2008 në garën për çmimin e madh të Singaporit. Briatore akuzohej se kishte urdhëruar përplasjen e qëllimshme të Heiki Kovalainen, në mënyrë që Fernando Alonso të fitonte garën.Mbrojtja e Briatores kishte të bënte me faktin se në thelb të dënimit të tij qëndronte një dëshirë personale për hakmarrje e ish-kreut të FIA-s, Maks Mozli. Sipas tij, kjo përplasje kushtëzoi rezultatet e procesit, duke ndryshuar procedurat e veprimeve gjatë hetimeve paraprake, duke shkelur rregulloren e FIA-s dhe ligjet franceze.I njëjti vendim është marrë edhe për zëvendësin e Flavio Briatores tek Reno, Pat Sajmonds, i cili ishte dënuar për pesë vjet. Ndërkohë, skuderia franceze ka bërë të ditur se drejtuesi i ri i skuderisë do të jetë 36-vjeçari Erik Bulier.                                                                                             

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›