Gjykata: Seancat ndaj Dajtit, pa avokat
Deshtimi i 207 seancave gjyqesore ndaj Dritan Dajtit per shkak se asnje avokat nuk merrte persiper mbrojtjen e tij, ka detyruar drejtesine te “dorezohet” perpara tij. I akuzuari per vrasjen e kater oficereve te skuadres speciale operacionale ne vitin 2009, tashme do te gjykohet pa avokat mbrojtes. Vendimi eshte deklaruar diten e djeshme nga Gjykata e Krimeve te Renda, nderkohe qe seanca u shty serish per shkak te mungeses se avokateve mbrojtes te tij. Gjykata e Krimeve te Renda, i ofroi te pandehurit nje liste avokatesh, por Dritan Dajti nuk perzgjodhi asnje prej tyre. Seanca e radhes u vendos te mbahet ne daten 8 prill, pa avokat mbrojtes dhe me deshmitaret e ceshtjes ndaj tij. Nderkohe, zvarritja e paprecedente e procesit gjyqesor ndaj Dritan Dajtit, autor i masakres se Durresit, perplasi gjykaten e Krimeve te Renda me Dhomen Kombetare te Avokatise. Permes nje reagimi zyrtar, gjykata ben pergjegjes avokatet per deshtimin e 207 seancave gjyqesore ndaj ketij te pandehuri. Ky proces ka shenuar rekord per pezullimin e seancave, kryesisht per shkak te mungeses se avokateve mbrojtes. Seanca e parafundit, me date 3 prill deshtoi per shkak se dy avokatet e caktuar nga Gjykata, nuk u paraqiten. Kjo e fundit vendosi qe Dajti te mbrohej nga dy drejtuesit e Dhomes Kombetare te Avokatise, Maks Haxhia dhe Fatmir Braka. Kreu i Dhomes se Avokatise, Maksim Haxhia dhe zv/kryetari Fatmir Braka, refuzuan mbrojtjen e Dajtit dhe nuk u paraqiten ne seance. Nga ana tjeter, i pandehuri akuzoi gjykaten per zvarritjen e procesit. “Po beheni pengese, zvarrisni procesin. Drejtesia po deshton, kerkoj te gjykohem. Avokatet i keni caktuar ju, jo une.”- u shpreh Dajti. Ngerci detyroi Gjykaten e Krimeve te Renda qe te informoje Presidentin e Republikes dhe nenkryetarin e KLD-se, per te gjetur nje zgjidhje rreth kesaj ceshtjeje. Nderkohe qe ne seancen e dites se djeshme u vendos qe seancen gjyqesore ne ngarkim te Dajtit te zhvillohen pa avokat mbrojtes. Dritan Dajti akuzohet per ekzekutimin e kater oficereve te skuadres speciale operacionale ne Durres, kater vite me pare. Oficeret tentuan t'i vinin prangat Dritan Dajtit, pas shtate vitesh arrati, por ai i qelloi per vdekje njerin pas tjetrit, ne nje hark kohor prej 3-4 minutash.