E Shtunë, 31 Tetor 2026

Te behesh lider per te ardhmen

Profesor Jonathan Ullmer, drejtues i nje prej kolegjeve me te mira ne Angli, shpjegon avantazhet e programit International Baccalaureate (IB) ne pergatitjen e studenteve per sukses ne arsimin e larte. Dhe ofron bursa deri ne 40% per ata qe aplikojne tani

Zoti Ullmet, cfare eshte nje diplome International Baccalaureate?

IB eshte nje program i balancuar akademik qe pergatit studentet e moshes 16- 19 vjec qe jo vetem te pranohen ne Universitetet me te mira ne te gjithe boten, por edhe te jene te suksesshem ne jete. Vecoria kryesore e Programit te Diplomes IB eshte se ajo gersheton studimin akademik me zhvillimin personal te nxenesit.

I ilustruar me hekzagonin IB, nxenesit duhet qe te studiojne 6 lende. Kryesorja eshte qe te gjitha lendet “takohen” ne qender te Hekzagonit dhe tregohen te lidhura nepermjet lendeve baze, keshtu qe i krijojne mundesine nxenesve qe te mendojne per te gjitha lendet qe studiojne dhe te kuptojne rendesine qe ka studimi i nje lende me permbajtjen e lendeve te tjera.

A mund te na pershkruani profilin e nje studenti ne IB?

Gjate studimit per te marre diplomen, IB synon qe te zhvilloje individe qe kane interes ne mesimin e fakteve te reja dhe pranojne idete e reja. Individe qe kane principe, rriskojne por dhe jane te kujdesshem, qe jane te balancuar, dine te reflektojne dhe te komunikojne.

Pse me shume nxenes dhe prinder po preferojne IB ne raport me A levels apo University Foundation?

Sepse IB po behet nje ikone ne fushen e edukimit. Nuk ka qene kurre me e nevojshme se sot. Se pari, ky system beson ne njohurite e nxenesve dhe u krijon hapesira atyre qe t’i pervetesojne keto njohuri. Beson ne autonomine e lendeve dhe displinat akademike, por gjithashtu edhe ne nderthurjen e tyre. Ne kendveshtrimin e pergjithshem eshte nje edukim global, me te vertete nje edukim sans frontiers, qe eshte i bazuar ne vlerat themelore te kultures dhe karakterit. Me vizionin dhe inspirimin qe ka IB jep me shume liri mendimi dhe motivon studentin dhe mesuesin, duke realizuar keshtu nje nga pergatitjet me te mira per te hyre ne Universitet, per te qene i afte ne pune dhe me e rendesishmja per te qene i suksesshem ne jete.

IB zhvillon ate c fare kerkon nje shoqeri globale dhe komuniteti lokal: individe qe kerkojne te bejne ndryshime, qe kane te zhvilluar pasionin dhe ndjenjen e detyres per te dhene kontributin maksimal ne shoqeri.

Sa vite ka qe zhvillohet IB dhe si funksionon mesimi i lendeve?

IB eshte themeluar ne vitin 1968 nga nje grup mesuesish te International School of Geneva. Drejtori i pare i IB ka qene Alec Peterson, ish drejtor i Dover College. Ne te gjithe boten tani jane 3.576 shkolla ne 145 shtete me afro 1.098.000 studente, te cilet studiojne 3 lende te nivelit te larte, 3 te nivelit standard, teori njohjeje- Theory of knoeledge (TOK), extended essay (4000 fjale) si dhe krijimtari, veprim dhe sherbim- Creativity, action and service (CAS).

Elementet baze jane dizanjuar qe te lejojne nderthurjen e studimit ndermjet lendeve dhe te zhvillojne nxenesit nga na akademike dhe personale. Teoria e Njohurive inkurajon nxenesit te mesojne dhe perpunojne informacionin dhe se si dija varion ndermjet lendeve te ndryshme. Nxenesit duhet qe te mendojne ne menyre kritike dhe te analizojne te gjitha informacionet dhe njohurite e marra. Eseja e zgjeruar eshte nje projekt me 4,000 fjale ne nje teme dhe kerkim shkencor te zgjedhur nga nxenesi, duke i dhene mundesine te ndjeke nje drejtim te caktuar. Kjo u jep mundesine nxenesve te eksplorojne thellesisht nje lende, nje kerkim origjinal, qe vleresohet shume ne aplikimin dhe pranimin ne Universitet. CAS ose Krijimtari, Veprim dhe Sherbim u sherben nxenesve te aftesohen ne secilen prej ketyre fushave.

Ne Mbreterine e Bashkuar normalisht shkollat me cilesore ofrojne edhe IB. Qe te ofrosh IB duhet qe shkolla te plotesoje kritere te larta cilesore. Kolegji qe une drejtoj CATS College in Canterbury eshte nje IB World School dhe ofron kete diplome per studente shqiptare dhe nga e gjithe bota. Jo te gjitha shkollat mund te ofrojne kete diplome. Pas marrjes me sukses te kesaj diplome mund te pranoheni ne universitet me te mira ne Mbreterine e Bashkuar ose ne te gjithe boten. Shume universitete ne Amerike u japin studenteve deri ne nje vit kredit nese kane studiuar IB, pra nese Universiteti ka 4 vite studenti pranohet direct ne vitin e dyte.

Ne kolegjin tone ne i japim shume rendesi zhvillimit te lidershipit tek studentet. Ne gjithashtu ofrojme edhe A levels por ky kurs eshte me i pershtatshem per ata studente qe duan te fokusohen vetem ne 3 ose 4 lende. Studentet qe bejne A levels gjithashtu duhet te kene parasysh faktin se qe te pranohen ne universitetet me te mira duhet te bejne nje numer te caktuar aktivitetesh jashte mesimit, aktivitete te cilat jane te perfshira automatikisht ne programin IB.

Pse studentet duhet te zgjedhin per te studiuar ne Canterbury?

CATS Canterbury eshte unik. Ndersa kolegjet tona ne Londer ofrojne pamjet dhe madheshtine e nje qyteti te madh dhe Cambridge ka akomodimin te shperndare si nje Universitet, CATS Canterbury eshte si nje Boarding school. Kolegji dhe konviktet jane shume afer ne Nee Dover Road, prane qendres se bukur te qytetit Canterbury.

Per studentet me moshe nen 16 kemi nje sistem me te strukturuar. Edhe detyrat e shtepise kontrollohen pas mesimit, shoqerohen nga kujdestare per te ngrene darken dhe duhet qe te kthehen ne godinen e fjetjes ne oren 19.30, ku kane aktivitete te ndryshme ne mbremje dhe ne fundjave. Shume prinder e pelqejne kete strukture sepse per femijet e tyre eshte nje transferim i kendshem nga nje shtepi e vogel ne nje shtepi me te madhe: CATS College Canterbury. Kolegjit i eshte dhene grade e ekselences per akomodimin dhe kujdesin ndaj studenteve si edhe ka fituar Aeard of Excellence nga Independent Schools Association.Studentet tane kete vit jane ftuar dhe kane mbajtur fjalim ne Kombet e Bashkuara ne New York si edhe kane marre pjese ne Olimpiadat me te rendesishme.

Nje arsye me shume per te zgjedhur kete kolegj eshte edhe cmimi, ju merrni te njejtin nivel dhe cilesi te mesimdhenies per afro £10,000.00 me pak ne vit.

Mundesite

Nese jeni te interesuar per te studiuar IB ne Angli, une do te jem ne Tirane ne datat 8-11 Prill 2013 dhe mund te me kontaktoni ne email info@stuidyinengland-uk.com ose ne numrat e telefonit, 0692656317 dhe 00447912554439.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›