E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tiranë, vritet një person, dyshohet hasmëri

UPDATE- Një person, është qëlluar për vdekje mbrëmjen e së martes, në afërsi të zonës së quajtur Kthesa e Kamzës në Tiranë.

Nga të dhënat e para, viktima është identifikuar si Paulin Marku, 31 vjeç, ndërsa shkak për vrasjen mendohet të jetë hasmëria.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 20:00, ndërsa viktima mësohet se ka qenë duke udhëtuar me motorçikletë.

Policia ka shkuar në vendngjarje, ku ka nisur menjëherë hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›